Struktura

Shkolla ka një strukturë të plotë organizative si Bordi i shkollës, Qeveria e Nxënësve (Senati), Këshilli i prindërve të klasës dhe Këshilli i Prindërve të Shkollës, Këshilli i Mësuesve si dhe Komisionet e Posaçme të fushës së edukimit, disiplinës, sportit, mbarëvajtjes së aktiviteteve në shkollë e jashtë saj, komisione në fushën e vetëvlerësimit të shkollës, të arritjeve etj.

Të gjithë këto struktura kanë detyra të përcaktuara në Dispozita Normative të Arsimit Parauniversitar. Roli i tyre është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në marrjen e përgjegjësive dhe funksionimin e gjithë procesit në shkollë. Më e rëndësishme në gjithë këtë strukturë të shkollës, është koordinimi i detyrave të tyre dhe varësia ndaj njëra-tjetrës, për të qenë realisht hallka të një zinxhiri që mban në lartësinë e duhur këtë institucion.

Qeveria e nxënësve mbetet struktura më interesante e një shkolle demokratike, që fillon me zgjedhjen e senatorëve, të cilët janë përfaqësues të denjë të interesave të nxënësve dhe ndërmjetës të zgjidhjeve të problemeve të tyre. Ata janë bashkëpunëtore shumë të mirë me klasën e tyre, por dhe me Këshillin e Mësuesve dhe me Drejtorinë e Shkollës.

Është rritur roli i mësuesit jo vetëm si mësimdhënës, por dhe si kreativ përmes projekteve lëndore me qëllim trajnimin e nxënësve për t`u aftësuar të punojnë në grup, duke nxitur mendimin kritik e krijues.

 

Stafi

EMËR MBIEMËR LËNDA PPOZICIONI
Lediona Larti
Gjuhë – Letërsi
Drejtor
Entela Shkëlqimi
Matematikë
Zv/Drejtor
Blerta Kamenica
Matematikë
Mësues
Sevastjana Metush
Matematikë
Mësues
Ardian Shkëlqimi
Fizikë
Mësues
Pauola Lico
Gjuhë – Letërsi
Mësues
Ana Vasili
Gjuhë – Letërsi
Mësues
Betilda Metolli
Anglisht
Mësues
Romelda Benga
Anglisht
Mësues
Bujar Qose
Kimi
Mësues
Jonida Kocibelli
Biologji
Mësues
Viola Taho
Shkenca sociale
Mësues
Blerta Xhihani
Gjeografi
Mësues
Denisa Kulla
Histori
Mësues
Denisa Drabaj
Italisht
Mësues
Luljeta Katundi
Edukim fizik,sporte e shëndet
Mësues
Marsela Mucollari
Edukim fizik,sporte e shëndet
Mësues
Erion Beqirasj
Edukim fizik,sporte e shëndet
Mësues
Mario Shushka
Histori
Mësues
Maja Apostol
Matematikë
Mësues

Informacion dhe historiku i shkollës

Maliqi është një qytet në juglindje të Shqipërisë në Qarkun e Korçës me rreth 6 mijë banorë. Me ndërtimin e qytetit si qendër banimi lindi nevoja për ndërtimin e shkollave, fillimisht shkollën 8-vjecare dhe në vitin 1972 del matura e parë nga ky gjimnaz. Një gjimnaz me vlera, prej të cilit kanë dalë shumë breza të shpërndarë kudo nëpër atdhe me profesione të ndryshme, profesorë, mjekë, inxhinierë, ushtarakë etj.

Pamje të shkollës

Shkolla është një godinë në qëndër të qytetit dhe frekuentohet nga nxënësit e qytetit të Maliqit dhe nxënësit që vijnë nga fshatrat afër qytetit të Maliqit. Edhe shkolla jonë po përballet me rënie të numrit të nxënësve, nga 10-12 nxënës më pak të regjistruar në klasën e dhjetë. Godina mirëmbahet nga sektori I shërbimeve të bashkisë dhe kujdesi i komunitetit shumë arsimdashës.

Gjimanzi “Skënderbeu” në Maliq aktualisht ka 210 nxnënës, në këtë vit akademik të ri, 2022-2023. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1968 duke nxjerrë vit pas viti breza shumë të suksesshëm me rezultate të larta. Shkolla është një godinë 3-katëshe e përbëra nga klasa, salla e mësuesve, laboratorët e informatikës,fizikës, biologjisë dhe kimisë. Në laboratorin e kimisë dhe biologjisë realizohen 100% e orëve demonstrative dhe mbi 85% e orëve aplikative të kurrikulës së gjimnazit. Në vitin 2020 është rikonstrukuar biblioteka e shkollës nëpërmjet një projekti të financuar nga UP-Shift dhe UNICEF-i. Ky projekt solli një mjedis funksional, të përshtatshëm për kërkesat e kohës ,pasurimin e bibliotekës me tituj në përshtatje me moshën e nxënësve,kërkesave të kurrikulës së gjimnazit duke rritur ineresin për librin për këtë grupmoshë. Në vitin 2021,nga bashkia,u rimodeluan dhe u rregulluan mjediset e jashtme sportive te shkollës . Mbjellja e barit te fusha, u shrua asfalti i ri ,vijëzimet ,u zëvendësuan kolonat dhe rrjeta e volejbollit dhe u vendosën tabelat e reja te koshave të basketbollit.Aktualisht shkolla nuk ka palestër.

NEVOJA PËR NDËRHYRJE NË BAZË TË HISTORIKUT TË SHKOLLËS

Në gjimnazin “Skënderbeu, nxënësit e moshës 15-18 vjeç e kanë domosdoshmëri nevojën për ambjente të brendshme sportive, konkretisht për sallë fitnesi. Edukimi fiziki është shumë i rëndësishëm në shkolla, sidomos në ambjentet e brendshme duke qënë se mjedisi i jashtëm sportiv u rregullua nëpërmjet një ndërhyrje për rehabilitimin e tij nga bashkia në vitin 2021 . Shkolla duhet të jetë në hap me këto ndryshime që kërkon kurrikula e gjimnazit , përndryshe nuk do të mund ta luajë rolin dhe funksionin e saj edukativo-arsimor nëse nuk ka një ambjent sportiv ku nxënësit mund të luajnë dhe të clodhen nga orët e mësimit. Për të arritur këtë gjë nevojitet të përdoren strategji të ndryshme.

Këto strategji janë:

  • Mësimdhënia ndërvepruese.
  • Mësimdhënia me në qendër nxënësin.
  • Mësimdhënia e diferencuar.
  • Mësimdhënia e integruar (ndërlidhur).
  • Mësimdhënia tematike.
  • Mësimdhënia dhe të nxënit përmes projekteve.
  • Mësimdhënia hulumtuese (kërkimore).
  • Mësimdhënia hap pas hapi.

Prandaj të gjitha këto strategji të mësimdhënies të trajtuara në këtë punim kanë të përbashkët shumë elemente si: ndërveprimin, formën e punës në grupe, vetjake, në dyshe objektivat mësimor, zhvillimin e të menduarit kritik, krijues, zhvillimin e shkathtësive dhe shprehive të punës dhe aftësimin e nxënësve për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe zhvillohet të mësuarit për të nxënë.

Por që të gjitha këto të jenë të sukseshme duhet që shkolla të ketë:

  • Burimet financiare.
  • Partneriteti Publik Privat.
  • Metodologjia.
  • Numri i nxënësve sipas ligjit arsimor.
  • Standardin e projektimit të shkollës.

Prandaj, nga sa u tha më sipër në mars të vitit 2021 u përfshimë në thirrjen publike nga Ëord Vision për aplikim me projekt-propozime nga shkollat. Me propozim të drejtorisë së shkollës dhe qeverisë së nxënësve u mblodh Bordi i shkollës për të diskutuar nevojat dhe për të aplikuar me projekt konkret mbështetur mbi gjëndjen reale të shkollës dhe në nevojat për ndërhyrje konkrete. Nga analiza e gjendjes u pa e domosdoshme aplikimi për ndërtimin e sallave fitnesi (vajza ,djem) Shumë e konsiderojnë fitnesin me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin mendor. Kjo e fundit paraqitet nga specialistët si një “trekëndësh të ndërtuar mbi tri pika, të cilat paraqesin fitnesin a.fizik, b.emocional dhe c.mendor”.

a/1.Fitnesi fizik, mund të parandalojë ose të trajtojë shumë nga sëmundjet kronike të një jete të pashëndetshme ose për shkak të moshës. Të ushtrosh fitnesin mund të ndihmojë të flesh më mirë. Të jesh i shëndetshëm është mjaft e rëndësishme në aktivitetet fizike.

b/1.Fitnesi emocional, ndikon mjaft dhe te mos përfshirja e personit nga emocione të forta (sepse një aktivizim i fortë emocional i provokuar, mund të prishë ekuilibrin e njeriut)

c/1.Fitnesi mendor, jep ndikime te ushtruesi që të mos përfshihet në çrregullimet mentale (lëvizjet, përqendrimi, kujdesi dhe vëmendja për të kryer veprimet ve në funksion normal trurin dhe mund të ndikojë në vënien në punë të kujtesën).

Ambjentet sportive te shkolles

Nevoja kryesore doli klasa sportive e brendshme si sallë fitnesi sepse:

  • Bazuar te kurrikula e gjimnazit, shkolla zhvillon 3 orë edukim fizik në javë për cdo klasë, në total zhvillohen 54 orë edukim fizik cdo jave.
  • Qyteti i Maliqit është i ftohtë prej muajit nëntor deri në fund të muajit prillit me temperatura të ulëta dhe borë. Për këtë arsye në këto kushte orët e edukimit fizik nuk jane efektive kur nxënësit qëndrojnë nëpër klasa.
  • Shkolla jonë që prej shtatorit të vitit 2021, ka fituar statusin si Shkollë Qëndër Komunitare dhe i duhet një mjedis i brendshëm sportiv, kulturor, edukativ per aktivitete kulturore-edukative dhe veprimtari sportive. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme fizike që përkrahin zhvillimin natyral, sfiduese, të sigurta që ndihmojnë zhvillimin e vetëshprehjes dhe të bashkëveprimit social. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë duhet të jenë fizikisht aktivë, çdo ditë, si pjesë e lojës, garave, sporteve, transportit, rekreacionit, edukimit fizik apo ushtrimeve të planifikuara, në kontekst të familjes, shkollës dhe aktiviteteve në komunitet

Historiku i shkollës “Skënderbeu” Maliq

EMËR MBIEMËR LËNDA
Viktor Kostreci
Letërsi
Ibrahim Shepllo
Edukim Fizik
Fildan Drabo
Histori – Gjeografi
Zhuljeta Grabocka
Letërsi
Sokol Zhupani
Matematikë
Donika Cingo
Matematikë
Sparti Borova
Fizikë
Hazhire Borova
Fizikë
Shkelqim Hadri
Matematikë
Hetem Fejzulla
Fizikë
Flutura Bashllari
Frëngjisht
Resmi Corbaxhi
Letërsi
Nina Kallfa
Fizikë
Fatime Jazxhi
Edukim Fizik
Idion Hoxhallari
Edukim Fizik
Sulejman Hajdini
Edukim Fizik
Shkëlqim Kocllari
Fizikë
Vladimir Todorushi
Histori
Anesti Gjoka
Histori
Agim Hajdini
Fizikë
Safet Kutoni
Histori
Kico Mele
Matematikë
Llazi Terova
GJeografi
Gjergji Papanikolla
Matematikë
Petrik Pllaho
Fizikë
Ylli Pema
Biokimi
Gjergji Merlika
Fizikë
Flora Mollaymeri
Letërsi
Kristaq Sholla
Letërsi
Enriko Pema
Letërsi
Aleko Bllauri
Fizikë
Mishel Capi
Matematikë

Sekretaria dhe financa

SEKRETARIA

Sekretaria e shkolles eshte nje zyre qe merret me dokumentacionin e shkolles nder vite dhe gjithashtu merret me perpilimin e dokumentave dhe vertetimeve per ish nxenesit dhe per nxenesit aktuale. Ruan mire arkiven e shkolles dhe ka informacion qe ne hapjen e saj. Sekretaria merret me organizimin e punes ne shkolle duke qene ne funksion te drejtorise se saj dhe te komunitetit. Sekretaria e shkolles adminsitron dhe sistemin SMIP duke e vene ne dispozicion te mesuesve ne kohen e duhur te dhenat per fillimin dhe vazhdimin e punes. Perpilon kerkesa me bashkine dhe Zyren Arsimore Vendore(ZVA). Mundeson lidhjen me prinder ne mbledhjet e drejtorise me keshillet e shkolles.


FINANCA

Shkollen e financon bashkia Maliq , me rinkonstruksionin dhe mjetet e nevojshme pra shkolla nuk ka nje zyre financiare. Nxenesit marrin pjese ne projekte te ndryshme dhe kur dalin fitues te ardhurat i investojne ne te mire te shkolles duke mundesuar investimeve te cilat jane ne te mire te te gjithe nxenesve.

Mundësohet nga

Ku ndodhemi

©2024 Gjimnazi "Skënderbeu" Maliq